Papa u bën thirrje shteteve të mirëpresin afganët

05/09/2021 16:12

Papa Françesku u bëri thirrje vendeve që të pranojnë refugjatët afganë të cilët janë në kërkim të një jete të re.

Këtë të diel, nga Sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku u lut që personat e zhvendosur brenda Afganistanit të marrin ndihmë dhe mbrojtje.

Në këto momente kur afganët po kërkojnë strehim lutem që shumë vende të mirëpresin dhe mbrojnë të gjithë ata që kërkojnë një jetë të re”, tha Papa Françesku.

Shtetet e Bashkuara më 30 gusht e kanë përfunduar tërheqjen e plotë nga Afganistani pas 20 vjetësh të prezencës ushtarake atje.

Vendi tashmë është nën kontrollin e talebanëve dhe shumë afganë e kanë të paqartë të ardhmen e tyre nën sundimin taleban.

SHBA-ja hedh poshtë lajmin për strehimin në Kosovë të afganëve “të papranueshëm”
Më shumë se 120,000 njerëz u larguan nga aeroporti i Kabulit pasi talibanët morën kontrollin e vendit më 15 gusht.

Mijëra të tjerë janë drejtuar në vendet fqinje përfshirë Pakistanin dhe Iranin.

Talebanët e sunduan Afganistanin midis viteve 1996 dhe 2001. Ata nuk i lejuan gratë të punonin, vajzat nuk lejoheshin të ndiqnin shkollën dhe gratë duhej të mbulonin fytyrat dhe të shoqëroheshin nga një i afërm mashkull, nëse donin të dilnin nga shtëpitë e tyre.

Ato që shkelën rregullat ndonjëherë u dënuan me rrahje publike nga policia fetare e talebanëve./ REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA