Houthit shënjestrojnë sërish Arabinë Saudite, mbrojtja ajrore shkatërron dy dronë dhe dy raketa që po shkonin drejt Riadit dhe Khamis Mushait
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 13.466 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).
Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, me 13.466 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 6.812.706 ndërsa me 95 vdekje numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 arriti në 114.773.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 10.816 persona, prej të cilëve 2.259 në kujdesin intensiv. Ndërkohë norma e rezultateve pozitive të testeve për COVID-19 në shtatë ditët e fundit ka qëndruar në 2.6 për qind.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ka arritur në 48.995.073 ndërsa 45.140.579 të tjerë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Top Channel