Djali i kandidates së Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare në komunës së Gjakovës mori sot dozën e parë të vaksinës anti Covid, të kompanisë AstraZeneca.
Ajo postoi fotot në rrjetin social “Facebook”, duke bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen.
“Kur e rekomandoj për djalin tonë pa asnjë hezitim vaksinimin dhe vaksinën AstraZeneca, e rekomandoj për të gjithë ata që ende nuk janë vaksinuar”, shkruan Kusari.
Sipas saj, e gjithë procedura ishte e thjeshtë, djali aplikoi në portalin ekosova një ditë më parë dhe sot u paraqit në qendrën e vaksinimit.
Postimi i plotë:
Djali ynë Adri, 16 vjeç u vaksinua sot në Gjakovë me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.
Regjistrimi ishte i lehtë pa asnjë problem. Dje është regjistruar në ekosova, sot i është caktuar termini dhe sot iu krye vaksinimi.
Pa probleme, pa ngarkesë dhe pa dyshime në vaksinën.
Kur e rekomandoj për djalin tonë pa asnjë hezitim vaksinimin dhe vaksinën AstraZeneca, e rekomandoj për të gjithë ata që ende nuk janë vaksinuar.
Vetëm vaksina parandalon pasojat e virusit dhe vdekjen nga virusi.
Vaksinohuni dhe mos hezitoni!
Top Channel