Kryeministri Edi Rama iu lut kryeministrit bullgar që të bëhen ballkanas dhe të hapin rrugën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Nuk mungoi reagimi i presidentit bullgar në “Forumin Strategjik në Bled”, ku tha se çelësi është në duart e Ballkanit, në të kuptuarit se themeli i procesit të anëtarësimit mbështetet në vlerat evropiane.
“Duke folur për procesin e anëtarësimit, duhet të ndajmë diçka mes përgjegjësive të BE dhe përgjegjësive tona dypalëshe ballkanike. Bullgaria nuk është roja që nuk ju lë te dera, por partneri juaj. Ka dy rrugë, rruga më e gjatë është të bëhet turne në të gjitha kryeqytetet europiane për të bindur partnerët e aleatët për të bindur Bullgarinë.
Ka dhe një rrugë tjetër, shumë e shkurtër e fitimtare. Ne jemi të hapur, jemi gati, ju ftojmë në dialog, por çelësi është në duart tuaja, varet prej jush, nga meritat tuaja dhe nga të kuptuarit që themeli i procesit të anëtarësimit mbështetet në vlerat evropiane dhe të fqinjësisë së mirë dhe shpresoj që ky është një hap i mirë”, tha president bullgar, Rumen Radev.
Top Channel