Një objekt pesë katësh në Dhërmi është piketuar për t’u shembur. Forcat e IKMT-së kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku edhe i kanë vënë minat objektit.
Ata janë përballur edhe me pronarët, të cilët nuk kanë pranuar shembjen e objektit dhe kanë kërkuar të futen në zonën ku IKMT kishte vënë shiritin.
Pronarët nuk i kanë kursyer ofendimet edhe ndaj Fatmir Metë, drejtuesit në IKMT, që merret me njësinë operative të shembjeve.
Këtë të mërkurë edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi nisjen e operacionit “Bregdeti Ynë” për shembjen e objekteve pa leje.
Në fillim Çuçi tha se do të shemben dy objekte në Dhërmi dhe më pas operacioni do të vijojë përgjatë bregdetit dhe në zona të tjera të vendit.
Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë” që nisi në muajin qershor u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetra persona.
Top Channel