Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan sepse u kap duke shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla.
Ai dhe bashkëpunëtori i tij 28 vjeçar, i cili është shpallur në kërkim, u kapën duke qarkulluar me motoçikletë pa targë në pyllin e Treganit.
Mjeti drejtohej nga 23-vjecari, të cilit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18 doza me lëndë narkotike cannabis sativa. Ndërsa në banesën e 28 vjecarit u gjet një sasi municioni luftarak.
“Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:
E.M., 23 vjeç, banues në fshatin Gjonme, Elbasan.
Gjithashtu është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi D. B., 28 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan.
Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në pyllin e fshatit Tregan, duke qarkulluar më një motoçikletë pa targë, që drejtohet pa leje drejtimi nga shtetasi E. M. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. M. iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18 doza me lëndë narkotike cannabis sativa”, njofton policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel