Teknologjia po përpiqet të bëjë më të lehtë jetën e përditshme, dhe një nga mënyrat është zëvendësimi i disa profesioneve më robotë. Universiteti i Oksfordit ka publikuar një studim, i cili ka arritur në përfundimin se disa nga punët që bëjnë njerëzit sot do të kryhen nga robotët në të ardhmen.
Sipas një studim të Universitetit të Oksfordit në 2013, 702 profesione ishin më të rrezikuara. Një ekonomist në Bankën e Anglisë tha se miliona vende pune në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar do të zëvendësoheshin nga robotët.
Por cilat profesione janë më të rrezikuara?
Martin Ford, tha se punët më të rrezikuara janë: arkëtarët, taksistët apo edhe arbritrat. Kuzhinierët që punojnë në Fast Food gjithashtu rrezikojnë deri në 81% për t’u zëvendësuar nga robotët. Shoferët e taksive rrezikojnë deri në 89% për t’u zëvendësuar nga robotët.
Cilat profesione janë më pak të rrezikuara?
Mjekët kanë më pak gjasa të zëvendësohen nga robotët në të ardhmen, gjithashtu edhe hidraulikët, punonjësit socialë, dietologët, infermierët dhe klerikët.
Top Channel