“Mund të shpërthente bateria”, flet mjeku që nxori telefonin “Nokia” nga stomaku i të riut. E gëlltiti së bashku me manualin e përdorimit

31/08/2021 10:00

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë. Mjekët gastroenterolog kanë nxjerrë pa operacion celularin tip “Nokia” nga stomaku i një 33-vjeçari, i cili e kishte gëlltitur së bashku me manualin e përdorimit.

Mbetet e paqartë se si ka ndodhur ngjarja ndërsa mjekët kanë arritur t’ia nxjerrin telefonin e ndarë në tri pjesë, me rrugë endoskopike, pa e prerë lukthin.

Rastin e ka bërë të ditur mjeku Skender Telaku, përmes një postimi në Facebook. I kontaktuar nga mediat kosovare, mjeku tha se u munduan dy orë që të nxirrnin telefonin dhe rreziku ishte i madh sepse bateria mund të shpërthente.

“Ata më thirrën për një rast, ishte një person që kishte gëlltit një trup të huaj. Pamë që ishte telefoni i ndarë në pjesë tri pjesë. Nga të gjitha këto pjesë bateria është më e rrezikshmja sepse mund të shpërthente. Nuk ishte operacion. Nga goja e kemi nxjerrë objektin e huaj. Po të mos kishim sukses do të duhej ta kishim bërë operacion. U munduam dy orë për ta nxjerrë,“-tha doktori.

Doktori nuk përmendi arsyet që kanë çuar 33-vjeçarin deri te gëlltitja e telefonit, por tha se pacienti tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA