Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve i sygjeron prokurorisë së Posaçme SPAK që të kërkojë vendosjen nën regjimin e ashpër 42 biss të të dënuarit Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri të cilët aktualisht mbahen në izolimin 90 ditor mbas arratisjes së dështuar.
I pyetur për këtë fakt mbi vendimmarrjen e akuzës, kryeprokurori i SPAK , Arben Kraja deklaroi për TCH se në lidhje me regjimin e posaçëm procedura është sekret deri në nxjerrjen e vendimit nga ministri i drejtësisë.
Sakaq prokuroria e Tiranës vijon hetimet mbi arratisjen e dështuar që përfshiu nën hetim për shpërdorim detyrë 6 efektivë të policisë së 313 , teksa një kontroll i shërbimit të brendshëm të burgjeve zbuloi se në këtë burg mungonin një varg të kushteve të sigurisë.
Më e rëndësishmja është urdhri që ju dha në telefon policëve për të dërguar në spital Çepelen i cili improvizoi vetëvrasjen ndërsa gjendja e tij ishte jashtë rrezikut për jetën. Transportimi i bashkëpunëtorit të Cekajt dhe Pjetrit u urdhërua të kryhej nga policët e rrëgjimit të brendshëm që është e ndaluar të largohen pavarësisht çdo situatë. Kjo skemë hedh dyshime edhe ndaj zyrtarëve të burgut 313 tha një burim i prokurorisë.
Ndërkohë as SPAK dhe as ministria e drejtësisë nuk komentuan se përse në krye të 20 ditëve nga arratisja e dështuar ende nuk ka një vendimarrje për 41 biss.
Më herët ministria e drejtësisë ka premtuar se kapaciteti i regjimit të ashpër është 270 të burgosur, por pavarësisht se shumë të burgosur dyshohet se mbajnë lidhje me anëtarët e grupit jashtë qelive, në regjim mbahen vetëm Emiliano Shullazi, Endrit Qyqja, Arbjon Aliko dhe Genci Balla .
Top Channel