Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, i cili akuzohet për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
“Është arrestuar E. Gj. 23 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodër, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 29.07.2021, i ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike””, njofton policia.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjet dhe u sekuestrua një sasi municioni luftarak.
Materialet shtesë u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Top Channel