22/12 22:33
Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit Avni Ponari në mbyllje të aktiviteteve ndërkombëtare zhvilloi një pritje me të gjitha ekipet për të bërë edhe një analizë rreth rezultateve të arritura.
Pasi është bërë një përmbledhje e punës dhe rezultateve të arritura Federata e Basketbollit vlerësoi trajneret dhe trajnerët me rezultatet më të mira të arritura.
Ndërkohë në përfundim të ceremonisë të gjithë lojtarët dhe lojtaret firmosën një letër të hapur drejtuar kryeministrit për të nxitur më tepër ndryshimin e ligjit të sponsorizimit, një nga pikat kyçe të diskutimeve që ka patur edhe një vi t’më parë komuniteti i futbollit por që deri më tani nuk ka asnjë ndryshim që ky ligj të jetë funksional.
Top Channel