Duke nisur nga dita e sotme, Kosova ka vënë në fuqi masat e reja dhe në territorin e saj mund të futesh vetëm me vaksinë ose test Covid.

Masat e reja anti-COVID do të zbatohen deri me datë 13 shtator për të gjithë personat që do të futen në Kosovë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar masat e reja të vendosura nga Republika e Kosovës për hyrjet dhe daljet në pikat e kalimit kufitar duke njoftuar qytetarët shqiptarë se mund të kalojnë vetëm me:

– certifikatë vaksinimi ose test PCR negativ, i vlefshëm jo më shumë se 72 orë nga bërja e testit;

-dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-IgG, i lëshuar para 30 ditëve.

-Test i shpejtë antigjen negativ, vlefshmëria jo më shumë se 48 orë nga bërja e këtij testi.

Nga ky rregull përjashtohen

-Personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda 3 orëve, përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do të largohen nga Kosova brenda 3 orëve;

-Personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtar për mbrojtje nga COVID-19;

-Shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit;

-Qytetarët e huaj, të cilët kalojnë në Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, tranzit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do të largohen nga territori i Kosovës, brenda pesë orësh;

-Diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë;

-Personat nën moshën 18 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA