LIVE/ Studentë dhe pedagogë sërish para zyrës së Kryeministrit, nuk ka “tym të bardhë” për dialog me Ramën. Protesta sot pa molotovë e gurë dhe gaz lotsjellës e plumba gome Paulin Gjomarku është 38-vjeçari që humbi jetën nga aksidenti në aksin e vjetër Lezhë-Milot për shkak të shpejtësisë së madhe në zonë të banuar dhe parakalimit të gabuar.
Top Channel ka siguruar pamjet ku duket se si parakaloi, u përplas me murin rrethues të një banese, u rrotullua në ajër derisa u kthye përmbys.
Shumë pranë automjetit që drejtohej nga 38-vjeçari ishin dy makina të tjera që arritën të manovronin dhe të shmangnin përplasjen me të.
Gjomarku shoqërohej në makinë nga një 27-vjeçar, i cili arriti të mbijetonte pasi u transportua me urgjencë në spitalin Rajonal të Lezhës, por mbetet e paqartë gjendja e tij shëndetësore.
“Në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati , Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin P.Gj., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet”, njoftoi më parë policia.
Top Channel