Njerëz të plagosur mbërritën sot pasdite në spitalin e Kabulit, pasi dy shpërthime të rënda tronditën aeroportin e vendit, të tejmbushur me njerëz që duan të largohen.
Raportimet flasin për të paktën 13 viktima e dhjetëra të plagosur, disa orë pas një paralajmërimi të dhënë për të gjitha vendet perëndimore për sulme të mundshme terrori.
Dëshmitarët thanë se një sulmues vetë-vrasës kishte shpërthyer mjetin e tij pranë një kanali në aeroport ku gjendeshin njerëzit.
Ata thonin se kalimi ruhej nga forcat amerikane prandaj viktima mund të ketë edhe mes tyre. Të tjerë deklaronin se bomba goditi mes një turme të madhe njerëzish dhe numri i viktimave mund të rritej.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha: “Konfirmojmë se ka pasur një shpërthim jashtë aeroportit të Kabul. Aktualisht numri i viktimave është i paqartë, do të sjellim të tjera detaje sapo t’i kemi”.
Top Channel