Një 30-vjeçar nga Devolli është arrestuar nga Policia e Korçës pasi shkaktoi aksident me pasojë vdekjen mbrëmjen e kaluar.
I riu po drejtonte mjetin tip “Benz” pranë kryqëzimit të fshatit Cangonj kur përplasi motorin tip “Piaggo” pa targa, me drejtues 77-vjeçarin të identifikuar me inicialet A.Sh.
Nga aksidenti, ai gjeti vdekjen e menjëhershme. Një pamjet që mbërritën mbrëmë në redaksinë e Top Channel, dukej se përplasja kishte shkaktuar radhë të gjatë makinash, ndërsa trupi i viktimës nuk ishte larguar nga rruga.
“Në vijim të informacionit paraprak datë 24.08.2021, ju informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” të shtetasit A. K., 30 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi mbrëmjen e djeshme, pranë kryqëzimit të fshatit Cangonj, Devoll, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin motor tip “Piaggio”, pa targa, me drejtues shtetasin A. Sh., 77 vjeç, banues në fshstin Cangonj, Devoll, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Top Channel