Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij në Mar-a-Lago: Takim i shkëlqyer, jemi drejt fundit të luftës. Presidenti ukrainas: Kemi dakordësi për 90% të planit me 20 pika Ka përfituar nga fakti që fqinji nuk ishte në shtëpi për të hapur një vrimë në murin e tij përmes të cilës t`ia mbushte shtëpinë me gaz.
Tragjedia në provincën e Vercellit në Itali, u arrit megjithatë të shmangej dhe 63 vjecari u arrestua me akuzën e tentativës për vrasje. Ishte pronari i banesës ai që kuptoi në kohë kurthin e fqinjit. Ai vuri re vrimën në mur dhe pasi kontrolloi, pa se ajo ishte lidhur me një bombolë gazi dhe e përshkonte një tub gome.
Menjëherë, lajmëroi forcat e rendit dhe zjarrfikëset. Burri kishte ndjerë erën e gazit kur kishte hyrë në shtëpi, dhe fillimisht kishte menduar se kishte ndonjë rrjedhje në banesë. Vetëm pak me vone, kishte zbuluar bombolën e vendosur jashtë banesës. Efektivët arritën ta largonin gazin duke siguruar zonën. Rindërtimi fillestar i ngjarjes tregoi se arsyeja e këtij gjesti ekstrem ishin disa zënka të vjetra mes dy fqinjëve.
Top Channel