Madonna poston videot e harbimit të ditëlindjes/ Këndon ‘Bella ciao’në tavernat e Puglias (fotot)

21/08/2021 15:16

Ylli amerikan i muzikës pop Madonna ka vijuar mbrëme maratonën e festimeve të ditëlindjes së 63-të, duke kënduar e kërcyer, në një formë për t’u pasur zili.

Me fëmijët, të dashurin 27 vjeçar dhe miqtë të tjerë, Madonna ka pasqyruar në llogarinë e saj në Instagram një itinerar të plotë të harbimit: Një mbrëmje në Ostuni, në tavernën Casa San Giacomo, ku vera dhe ushqimi shoqëroheshin me muzikën ‘live’ të grupit Terraross (që po i shërbenin këngëtares edhe gjatë pushimeve në Puglia).

Në pamje Madonna shihet që merr në dorë një dajre dhe nis të këndojë e të kërcejë.

Entuziazmi i të gjithë të pranishmëve ndiqet kur grupi nis të këndojë vallen tradicionale “Bella ciao”, që lidhet me idenë e rezistencës, dhe më pas me këngën e famshme  “Nel blu dipinto di blu” nga Domenico Modugno.

Maddona shihet duke u mbajtur në krahë fillimisht nga i fejuari Ahlamalik Williams, dhe më pas nga i biri 21 vjecar Rocco.

Madonna kthehet për herë të tretë në Puglia sipas mediave italiane, teksa kësaj radhe mori dhe trenin historik turistik  që çoi grupin e saj nga Savelletri di Fasano, në Salento, me një ndalesë në qendrën historike të Lecce.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA