Armë, drogë dhe para të gatshme, çfarë zbuloi operacioni policor në Itali? 644 të arrestuar në dy javë, 69 prej tyre të mitur Astronautët kineze provuan së fundi ecjen në hapësirë, në një lëvizje të rrallë për ta qëllimi i së cilës ishte rregullimi përfundimtar i krahut robotik të stacionit hapësinor Tiangong.
Është vetëm hera e dytë në dy muaj që arrihet diçka e tillë dhe në televizionin shtetëror kinez u transmetua live.
E gjitha është pjesë e programit të shumë promovuar kinez të hapësirës, përmes të cilit Pekini zbriti një Rover në Mars e ka dërguar dhe kapsula kozmike në Hënë. Në muajin qershor, tre anëtarë ekuipazhi mbërritën në këtë stacion ku duhet të qëndronin për tre muaj, misioni më i gjatë njerëzor ky i Kinës në hapësirë.
Astronautët Nie Haisheng dhe Liu Boming arritën të instalonin me sukses modulin e nevojitur për rregullimin përfundimtar të kahut robotik, ndërsa duhet të sistemonin dhe njësinë termale te tij e të ndreqnin kamerat panoramike. Kina nuk është pjesëmarrëse e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, një bashkëpunim në mes të Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Europian, Rusisë, Japonisë dhe agjencive të shteteve tjera, i cili pritet të mbyllet për pak vjet.
Top Channel