Landet federale gjerman po përgatiten për pranimin e refugjatëve afganë. Ministria e Brendshme e Gjermanisë nuk ka parashikime të sakta për flukset e mundshme, por fokusi është aktualisht të stafi lokal, te familjet e tyre si dhe te njerëz të tjerë në rrezik, tha një zëdhënës i saj i cituar nga DW.
Në takimin e ministrave të Brendshëm të landeve federale Ministri Federal i Brendshëm, Horst Seehofer ka kërkuar një programi pranimi për refugjatët nga Afganistani. “Një program federal i pranimit është tani zgjidhja më e shpejtë dhe më efektive se sa programe individuale të pranimit të landeve të veçanta,” tha Ministri i Brendshëm i Saksonisë së Poshtme, Boris Pistorius. Bëhet fjalë për afganët që punojnë për gjermanët, agjencitë e zhvillimit, organizatat joqeveritare dhe iniciativa të ngjashme, por edhe për gazetarët dhe njerëz që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe të grave.
“Ne nuk kemi nevojë për një garë politike për shifra tani, por një zgjidhje të përbashkët, të besueshme për ata që kërcënohen drejtpërdrejt nga talibanët”. Nga ana tjetër, sipas zyrës kancelarore të landit federal në Dyseldorf, landi federal i Renit Verior-Vestfalisë dëshiron të pranojë 1.800 vetë. Mes tyre janë 800 punonjës lokalë afganë që kanë punuar për organizatat gjermane vitet e fundit. 1000 vende të tjera strehimi do të jenë kryesisht të hapura për gratë që punojnë në fushat e të drejtave civile, të të drejtave të njeriut, të artit dhe gazetarisë dhe që janë veçanërisht të kërcënuara.
Top Channel