“Partneri ishte ai që më tha të nisja të bëhesha modele. Ai më mësoi se si të pozoja dhe të publikoja në Instagram”.

Kështu është shprehur Courtney Tillia, 34-vjeçarja e cila ka rrëfyer për mediat britanike se si la punën e saj si mësuese për t’u bërë një modele seksi!

Ajo tha se ndihej e pavlersuar me karrierën që kishte ndjekur, por tashmë ndihet e plotësuar.

“Punoja si mësuese e edukimit special për rreth tre vite. Nisa të kaloja si gjendje depresive, madje, edhe nga ana financiare nuk isha shumë mirë sepse po bëja paralelisht dhe doktoratën. Ndihesha vetëm dhe e pa plotësuar. Për të shmangur stresin nisa palestrën. Bashkëshortin e kisha në krahë dhe më dha kurajon që unë të vijoja një tjetër gjë, që ndihesha e vlerësuar dhe mirë me veten time. Kështu lindi ideja që të isha një modele e Onlyfans”, u shpreh Courtney.

Tillia fiton rreth 12 herë më shumë se bashkëshorti, ndërsa ky i fundit, sipas të resë, e ka përkrahur në këtë rrugëtim.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA