Krytati i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar besimtarët bektashianë me rastin e Festës së Ashures.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se kjo festë përkon me ditën e dhjetë të muajit Muharrem, një ditë kur amvisat gatuajnë ëmbëlsirën e ashures, simbol i bereqetit dhe përkrahjes për më të varfërit.
Sipas Ballës, në këtë ditë janë përjetuar shumë ngjarje të rëndësishme që lidhen me jetën e profetëve.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Në këtë ditë të bukur feste, ju uroj të gjithë besimtarëve bektashianë: Gëzuar Festën e Ashures!
Kjo festë përkon me ditën e dhjetë të muajit Muharrem, një ditë kur amvisat gatuajnë ëmbëlsirën e ashures, simbol i bereqetit, përkrahjes për më të varfërit, unitetit dhe e cila sipas besimit bektashian, në këtë ditë janë përjetuar shumë ngjarje të rëndësishme që lidhen me jetën e profetëve. Gëzuar!
Top Channel