Balla uron besimtarët bektashianë për festën e Ashures: Simbol i bereqetit dhe përkrahjes për më të varfërit

19/08/2021 13:17

Krytati i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar besimtarët bektashianë me rastin e Festës së Ashures.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se kjo festë përkon me ditën e dhjetë të muajit Muharrem, një ditë kur amvisat gatuajnë ëmbëlsirën e ashures, simbol i bereqetit dhe përkrahjes për më të varfërit.

Sipas Ballës, në këtë ditë janë përjetuar shumë ngjarje të rëndësishme që lidhen me jetën e profetëve.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Në këtë ditë të bukur feste, ju uroj të gjithë besimtarëve bektashianë: Gëzuar Festën e Ashures!
Kjo festë përkon me ditën e dhjetë të muajit Muharrem, një ditë kur amvisat gatuajnë ëmbëlsirën e ashures, simbol i bereqetit, përkrahjes për më të varfërit, unitetit dhe e cila sipas besimit bektashian, në këtë ditë janë përjetuar shumë ngjarje të rëndësishme që lidhen me jetën e profetëve. Gëzuar!

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA