Një 17-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri me vete është arrestuar nga policia në Shkodër.
I riu i identifikuar me inicialet A.K., banues në lagjen “Kongresi i Permetit”, Shkodër, u kap nga shërbimet e policisë dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, i gjetën në trup një armë zjarri pistoletë me fishekë luftarak.
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditen e verimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacionit të marrë në rrugë operative se një i mitur qarkullonte me armë zjarri me vete, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 17 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Permetit”, Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Armëmbajtja pa leje.”
Top Channel