Presidenti Biden bisedon me kryeministrin britanik për Afganistanin

18/08/2021 08:05

Presidenti Joe Biden ka folur me kryeministrin britanik Boris Johnson për situatën në Afganistan, duke shënuar thirrjen e tij të parë me një udhëheqës tjetër botëror që kur talebanët morën kontrollin e vendit të dielën.

Shtëpia e Bardhë tha se gjatë bisedës të së hënës udhëheqësit Biden dhe Johnson “vlerësuan trimërinë dhe profesionalizmin e personelit të tyre ushtarak dhe civil” të cilët po punojnë për të evakuuar qytetarët dhe aleatët e vendeve të tyre nga Afganistani.

Shtëpia e Bardhë tha se udhëheqësit ranë dakord mbi nevojën për një koordinim të ngushtë me aleatët në lidhje me të ardhmen e ndihmës dhe mbështetjes për Afganistanin tani që talebanët janë në krye.

Kryeministri Johnson mban presidencën e G-7ës dhe Shtëpia e Bardhë thotë se ai do të thërrasë një takim virtual të grupit javën e ardhshme për të diskutuar rrugën përpara në Afganistan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA