Pasi zhvendoset te i dashuri njohur në Facebook, 36 vjeçarja italiane e vret me shishen e birrës (fotot)

18/08/2021 16:46

51 vjeçari Giuseppe Canzoneri ishte gjetur i vdekur në një pellg gjaku në shtëpinë e tij në Palermo në Siçili, ndërsa e dashura e tij e re, e vendosur së fundmi në shtëpinë e tij, pranoi krimin.

36 vjeçarja Romina Soragni, u arrestua me akuza vrasjeje ndaj burrit me të cilin kishte nisur një lidhje pas njohjes në rrjetin Facebook.

Lidhja e tyre duket se kishte lindur brenda një konflikti, pasi gruaja ishte abuzuese me alkoolin sipas rrjetit vendas Il Messaggero, ku shtohej se ajo kërkohej nga mjekët e klinikës së rehabilitimit Lercara Friddi.

Për një periudhë gruaja ishte zhvendosur mes rajoneve të Prizzi e Veneto, por më pas miku i saj e kishte marrë për ta vendosur përfundimisht në Siçili.

Por më 6 gusht tensionet mes tyre kishin degjeneruar deri në tragjedi, teksa Soragni i kishte thënë një polici që e ndaloi teksa ecte e shokuar nëpër qytet, “E vrava unë”. Viktima kishte vdekur nga goditja ne koke me nje shishe te mbushur birre.

Autoritetet që erdhën në apartamentin e tyre, gjetën kufomën në një pellg gjaku si dhe copa të shumta nga shishe të thyera.

Giuseppe Canzoneri e Romina Soragni ishin të dy papunë dhe në disa raste ishin ndaluar nga karabinierët për dhunë dhe sjellje të dehur.

Lajmi i rëndë shokoi qytezën e Giaçiano con Baruchella, ku jetojnë prindërit në pension të Romina Soragni, si dhe i vëllai që punon në një fabrikë.

Kryebashkiaku Natale Pigaiani, nuk e fshehte hidhërimin: «Jam shumë i trishtuar për këtë histori ku përfshihet bashkëqytetarja jonë dhe familja e saj”, tha ai.

FOTO GALERI
4/4
Lajmi i rëndë shokoi qytezën e Giaçiano con Baruchella, ku jetojnë prindërit e saj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA