Talebanët po bllokojnë afganët që të arrijnë në aeroportin ndërkombëtar të Kabulit për të ikur nga vendi, duke shkelur angazhimet e tyre ndaj Shteteve të Bashkuara, tha sot një zyrtar i administratës Biden.
Lajmi vjen menjëherë pasi ambasada amerikane në Kabul paralajmëroi njerëzit atje se “nuk mund të sigurojë kalim të sigurt” drejt aeroportit, teksa militantët kanë marrë në kontroll Afganistanin.
“Talebanët, në kundërshtim me deklaratat e tyre publike dhe angazhimet e tyre ndaj qeverisë sonë, po bllokojnë afganët që duan të largohen nga vendi“, tha zëvendës sekretari i shtetit, Wendy Sherman në konferencën e së mërkurës pasdite.
Ushtria amerikane një ekip në Katar “po negociojnë drejtpërdrejt me talebanët që ata të lejojnë të gjithë qytetarët amerikanë, të gjithë shtetasit e vendeve të treta dhe të gjithë afganët që dëshirojnë të largohen, ta bëjnë këtë në mënyrë të sigurt“, Tha Sherman.
Rreth 2.000 njerëz janë evakuuar në 24 orët e fundit, tha Sherman, ndërsa më shumë se 4,840 janë evakuuar gjatë javës.
Top Channel