Nga Afrim Morina

Adem Jashari me familjen e tij, e vrau frikën për kombin, në Prekaz! Pse ju “bijtë bastard të etërve dinak” (Migjeni) keni frikë sot?! Ka perënduar koha kur Ibrahim Rugova thoshte “prej Nishi, për dy orë, Serbia, na bënë shkrumb e hi!” Nuk ndodhi atëherë, pse frigoheni sot Buzhal e Miren dhe isombajtësit e juaj? Sot, kur kemi një ushtri, sado e vogël në numër, por është zëdhënëse legjitime, e denjë, për të dhënë kushtrim. Sot, kur kemi një

Qeveri, e cila nuk ua shtjen frikën si dikur “Qeveria në egzil” Sot, kur shtetet më të fuqishme të botës e njohin Kosovën si shtet.
Po, keni të drejtë të frigoheni, sepse më nuk po mundeni t’ia bëni argatin Serbisë, për të cilin jeni betuar dikur! Sot, ju është ngushtuar rrethi dhe ngritni duartë duke bërë “Amin”, që serbet të sulen kundër shqiptarëve, të pushtojnë tokat tona.

Duhe ta dini ju dhe fashistët serb, se më nuk ka pushtim të pjesërishëm të tokave shqiptare. Sot, folin luftëtarët e lirisë, që nuk pyesin pushtetin, nëse kalojnë në taborrin e armikut, apo e lënë në baltë atdheun, si dikur Ahmet Zogu. Sot, vepron i gjithë kombi, sado që duket se jemi të ndar ndër vete. Këtë e dinë edhe vuqiçët, vulinët e daqiçët, se një ndërrmarrje e till nuk do t’i nxjerri humbës shqiptarët, por do t’ua shuaj ëndrrën serbëve përgjithmonë. Sot, e dinë edhe rusët e pansllavët, se në trojet tona mund të dhezet Lufta e Tretë Botërore. Janë të gatshëm për këtë, kushdo prej armiqëve tanë?! Jo! Kjo frikë, po e përsërisë edhe njëherë, është vrarë në Prekaz nga Adem Jashri me familjen dhe bashkëluftëtarët e tij. Është vrarë përgjithmonë dhe ai gjak i rënë në alltarin e lirisë do ta ngriti në këmbë gjithë ajkën kombëtare.

Ne nuk jemi Afganistani, për dy arsye:

E para, ne jemi në palcën e Evropës dhe një nga nervet kryesore, që lidh truri me gjymtyrët. Këtë na ka mundësuar pozita gjeopolitike dhe gjeostrategjike dhe po të lëndohet kjo palcë, nga cila do palë, pala tjetër do të mundohet ta ruaj vetën, të mos rrëzohet;
E dyta, ne jemi këtu që kur zuri fill njeriu në tokë dhe do të jemi gjithnjë këtu. Çdo pushtuesi iu kemi përgjigjur me armët e kohës, derisa janë shporrur, por jemi tradhëtuar nga Evropa, për lakmi të fqinjëve tanë, mirëpo, këtë gabim nuk guxon ta bëjë Evropa më, se mund të përflakët edhe ajo.
Menqurakët e kombit tonë na e kanë lënë këtë porosi që hertët, çka do të thotë kjo pjesë e Ilirisë për gjithë të tjerët, qofshin fqinjë apo edhe të largët. Lakmitarët e pushteteve të dhuruara nga pushtuesit dhe profiterët nga ata, në rrethana pushtimi, e kanë përçmuar shumë mendimin e tyre. Por, ja që sot na hynë në punë dhe gjithë kjo zhurmë “politike” nga të “gjithëdijshmit”, pa ditur edhe realitetin e shtetit Afgan, pa ditur edhe realitetin shqiptar, pa ditur edhe realitetin sllav e pansllav, pa ditur edhe pozicionimin e Evropës për ne, mundohen të japin modalitete, se si mund të mbajm Amerikën këtu. Ata japin alarmin, se nuk duhet shikuar se si, por duhet pranuar ofertën e Beogradit dhe grenelistëve, që të mbretërojë “paqja” me Sebinë.

Dikush e bënë me qëllim, se nuk mund të dali jashtë konturave në të cilat ka hyrë para e gjatë luftës me Serbinë, dikush i regrutuar nëpër “seminare”, dikush nga padituria, e dikush për të rehabilituar paraadhësit. Por, edhe ashtu nuk janë tabor i madh dhe përfillës për politikën kombëtare.

Disa shkojnë edhe më larg, sa e krahasojnë edhe fitorën e Ushtrisë Naciona Çlirimtare të Shqipërisë, në fund të luftës së dytë botërore dhe ikjen e kuislingëve dhe tradhëtarëve të shqipërisë përmes Athinës e Beogradit, të ngjajshme me situatën në Afganistan. Tipat si Gjonmarkaj, që mundohet të rehabilitojnë baballarët e vet, janë shumuar ditëve të “demokracisë” në Shqipërinë londineze. Këta marrin guximin edhe të bëjnë krahasime më fitorën e çlirimtarëve, kundër nazizmit e fashizmit dikur dhe talebanëve sot, mirëpo, historia ka dëshmuar se, ata, çlirimtarë ishin të renditur në taborrin e fituesit të asaj lufte botërore dhe ne duhet të ndihemi krenar. Këtë krenari na e njeh edhe historia, prandaj më kotë çjerrën e vajtojnë baballarët e tyre, se ishin në anën e të fortëve të kohës: nazizmit e fashizmit, por ja që koha i nxorri të dobët, të mundur e të poshtëruar.

Dhe ju lumtë, që ua luani eshtrat në varre dhe ua përkujtoni këtë disfatë, se disa prej tyre, të vrarë gjatë luftës nën emblemën e pushtuesve, nuk e kanë përjetuar. Për fitoren e kësaj ushtrie u gëzua edhe Amerika, edhe Anglia dhe gjithë shtetet liridashëse, ndërsa për talebanët duhet pritur, sepse njëherëpërnjëherë janë të interesuar për shpëtimin e jetëve të kundërshtarëv të tyre, përveç Turqisë, e cila e barikadoi kufirin e vet me mur. Ata që e njohin politikën e dinë pse Turqia ka marrë një veprim të tillë! Me mure nuk ndahen kombet, këtë e ka dëshmuar Muri i Berlinit.

Marrëveshja me talebanët nga Presidenti Amerikan dhe tërheqja e trupave ushtarake, ka dhënë për të kuptura, se ardhja e talebanëve në pushtet është e pashmangshme, por nuk është pritur kaq shpejtë të ndodhë. Me çfarë emri do ta quajnë presidentin e tyre afganët, kur më shumë u kujdes për të marrë thesarin shtetëror me vete, se sa të qëndronte deri në fund, krahas bashkëluftëtarëve të tij. Ajo është çështje e tyre. Për te do të flasi historia e tyre. Ndërsa historia e jonë, e ka ndarë shapin prej sheqeri, lidhur me Ahmet Zogun. Dhe pushtetarët e tillë nuk duhet mbrojtur!
Në gjithë këtë rrëmujë, ne informohemi vetëm nga një burim propagande, që jemi mësuar, por nuk e dijme edhe anën tjetër të medaljes. Kjo ka ndodhur edhe me ne para, gjatë e pas luftës. Të ndergjegjëshmit, menqurakët, luftëtarët e lirisë, i bëjnë mirë e mirë analizat, japin mendimet e tyre, pa frikë, nga kushdo që vjen.

Morali i dobët i shtynë njerëzit të frikësohen! Morali i dobët i shtynë njerëzit të shfrytëzojnë momente për rehabilitim të vetës dhe paraardhësit e vet. Gjithë kjo bëhet, sa herë të ndodh diçka në botë, siç është rasti me Afganistanin. Mirëpo, nuk janë të shishme për ngrënie njësoj, si lëkura e pulës dhe ajo e buallit. Të parën e ham, me të dytën mbarojmë opinga!

Prishtinë 18.08.2021

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA