Gazetarja e Top Channel, Juli Ristani teksa ka raportuar nga godina “Sarajet e Toptanit” ka bërë me dije se zjarri ra mesnatën e djeshme dhe dy vatrat e zjarrit u shuan në kohë rekord.
Tashmë godina do të ruhet 24 orë, ndërsa vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj konfirmoi se ka kontaktuar me kryeministrin Edi Rama, i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar të 18 pronarëve.
“Janë dy vatra zjarri që u shuan në kohë rekord. Zjarri ra rreth mesnatës dhe nga ndërhyrja e shpejtë dëmtime nuk duken shumë, megjithëse struktura ka edhe kombinim të elementëve të drurit.
Tani dhe për shumë kohë do të shohim edhe forca policore që do ta ruajnë këtë godinë. Ekspertët kqyrën vendin e ngjarjes dhe pritet që të dalin në një përfundim.
Veliaj pati një komunikim me Ramën, që autorizoi shpronësimin e përshpejtuar të 18 pronarëve”.
Top Channel