“Ti je i vdekur për mua”/ Plas keq debati mes Rita Orës dhe Keith Urban në “The Voice Australia”

17/08/2021 16:25

Një përplasje mes Rita Orës dhe Keith Urban ndodhi mbrëmjen e djeshme në “The Voice Australia”.

Ajo u përball me Keith Urban pasi u bllokua nga rekrutimi i konkurrentes, Chantel Cofie në ekipin e saj.

Secili trajner ka dy ‘blloqe’ që mund t’i përdorin fshehurazi gjatë audicioneve këtë vit, që do të thotë se ata janë në gjendje të bllokojnë një trajner tjetër që të mos ketë këngëtaren që ata duan.

Chantel, 23 vjeçe, u bëri përshtypje të katër trajnerëve teksa këndoi këngën e saj origjinale të vitit 2020, e frymëzuar nga vdekja e George Floyd dhe për padrejtësitë që njerëzit me ngjyrë përballen çdo ditë.

Sidoqoftë, ndërsa trajnerët filluan të thërrasin që artistja të bashkohej me ekipet e tyre, këngëtarja u bllokua që të mos e merrte atë në “Ekipin Rita”.

“Në bazë të fjalëve të Boy George të sezonit të kaluar, ti je i vdekur”, tha Rita duke u përpjekur të kuptonte se kush e bllokoi atë.

“Ua, janë fjalë të forta”, u përgjigj trajneri Guy Sebastian, para se të pyeste: “Kush e bëri bllokun?”.

“Ishte ti apo jo?”, Rita pyeti Keith, i cili filloi të buzëqeshte.

“Dëgjo jam e zemëruar, por kjo nuk kundërshton se ishte një nga audicionet më të mira që kam parë”, i tha Rita këngëtares.

“Ju keni nevojë për dikë që do të bëjë gjithçka për ju dhe unë e bëra”, shtoi Rita.

Keith më pas u përpoq të tërhiqte Chantel në ekipin e tij, para se ajo të vendoste të shkonte me Guy Sebastian.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel