Vazhdojnë të rriten rastet e infektimit me Covid-19 në Izrael. Sipas autoriteteve gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 5075 raste infektimesh.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 6.668 ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve në 942.239. Gjithashtu thuhet se numri i rasteve aktive shkoi mbi 50 mijë ndërsa 519 pacientë janë në gjendje të rëndë.
Nga ana tjetër në vend 5.848.000 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, 5.416.000 dozën e dytë dhe 942 tjerë dozën e tretë. Izraeli i cili falë vaksinimit arriti të kontrollojë situatën me pandeminë në muajt e fundit, më 19 prill hoqi detyrimin për të mbajtur maska në ambiente të hapura dhe më 15 qershor në ambiente të mbyllura.
Në fillim të qershorit, numri i rasteve aktive në vend u ul në 200 ndërsa numri i rasteve ditore ra nën 20.
Top Channel