Princ Harry e Meghan Markle thyejnë heshtjen për Afganistanin: Po kushtëzohemi për të pranuar vuajtjen (fotot)

17/08/2021 16:00

Princi britanik Harry dhe bashkëshortja Meghan Markle kanë thënë sot se situata në Afganistan i ka lënë “pa fjalë”, siç thuhej në deklaratën e tyre të gjatë e të detajuar, ku përfshihet gjithashtu dhe kriza e Covid-19 dhe katastrofa humanitare në Haiti.

Në deklaratë ata zotohen për mbështetje ndaj organizatave të ndihmës, por nuk cilësuan sa do të ishin donacionet e tyre.

Zhvillimi vjen pasi Duka i Sussex, 36 vjeçar që ka kryer 10 vjet shërbim me ushtrinë britanike me dy misione në Afganistan, kishte kërkuar më herët që veteranët britanikë të luftës atje të kontaktojnë me njëri-tjetrin për të ofruar mbështetje.

Në deklaratën e Harry e Meghan thuhej: “Bota është shumë delikate aktualisht. Ashtu si të gjithë që ndejnë dhimbje të thellë për situatën në Afganistan, edhe ne kemi mbetur pa fjalë”.

“Teksa shikojnë krizën humanitare në rritje në Haiti nga tërmeti i fundjavës, zemra jonë është e thyer.

“Ne po dëshmojmë gjithashtu përkeqësimin e krizës botërore shëndetësore, të përkeqësuar nga variantet e reja të Covid dhe dezinformimi i vazhdueshëm nga mediat.”

“Kur një person apo komunitet vuan, një pjesë e jona vuan bashkë me ta, edhe kur ne nuk e kuptojmë. Megjithse nuk jemi krijuar për të jetuar në vuajtje të vazhdueshme, ne po kushtëzohemi për ta pranuar kete situate. Është e kollajtë ta gjesh veten të pafuqishëm, por së bashku ne mund të vendosim vlerat tona të përbashkëta në veprim”.

“Si fillim, ju inkurajojmë të mbështesni organizatat e donacioneve që po kryejnë punën kritike të ndihmës. Nxisim gjithashtu njerëzit me pozitë të nisin dialogët humanitarë në takimet ndërkombëtare si në OKB dhe në samitin e G20 të mbajnë qëndrime të paanshme për ndihmën.

“Ne si komunitet ndërkombëtar, me vendimet që marrim sot mund të zbusim dhimbjen e atyre mund të mos njohim kurrë, për të dhënë provë të humanizmit tonë”, thuhet mes te tjerash në deklaratën e çiftit mbretëror britanik.

FOTO GALERI
4/6
Në deklaratë ata zotohen për mbështetje ndaj organizatave të ndihmës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA