296 raste të reja me COVID janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve duke e çuar numrin total të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë  në 162.457.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi regjistroi 8 viktima, duke e çuar në 5.560 numrin e përgjithshëm të viktimave nga virusi.

109 pacientë fituan betejën kundër pandemisë, ndërsa deri më tani gjithsej 150.960 janë shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 1.065.772 teste, përfshirë 3.480 të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 5.937.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA