Evakuimet/ Rivendoset rregulli në aeroportin e Kabul; Gjermania pranon 10 000 refugjatë, Kanadaja 20 000; SHBA, 80 000 bashkëpunëtorë (fotot)

17/08/2021 15:22

Qindra afganë ishin vendosur sot në radhë pas telave me gjemba në aeroportin e Kabul për fluturimet e evakuimeve teksa rendi duket se është rivendosur pas skenave të frikshme të kaosit të djeshëm.

Në pamje të publikuara sot një person i kapur në rrotat e avionit në fluturim besohet se është shtypur për vdekje, pasi tre njerëz të tjerë ranë dje nga lartësia e avionëve në fluturim.

Dhjetra njerëz, shumë prej të cilëve me dokumenta të shtrënguara në duar, mbanin radhë të rregullt para rojeve të armatosura afgane, teksa helikopterët Apache fluturonin rreth aeroportit ‘Hamid Karzai’ në Kabul.

Zhvillimet e sotme ishin një skenë krejt tjetër nga kaosi i pakontrollueshëm i ditës së djeshme që i kushtoi jetën të paktën shtatë njerëzve. Në videon e publikuar sot një burrë shihej që dukej se u shtyp për vdekje nga mjetet ulëse të avionit teksa ishte kapur në rrotat e transportuesit C-17 duke tentuar të largohet nga vendi.

Llogaritet se janë rreth 56,000 njerëz që kërkojnë të evakuohen nga Afganistani – duke përfshirë 22,000 që zotërojnë viza amerikane, 4,000 qytetarë britanikë, 10,000 refugjatë që janë pranuar nga Gjermani, dhe 20,000 të pranuar nga Kanadaja. Por numrat pritet të rriten akoma më shumë.

SHBA ka thënë se do të pranojë 80,000 emigrantë me viza speciale që kanë ndihmuar operacionet e tyre ushtarake atje, të cilët përballen me frikën e hakmarrjeve nga Talibanët. Uashingtoni ka ende 7,500 trupa duke mbrojtur aeroportin, ndersa deri tani janë evakuar rreth 6000 shtetas të SHBA.

Sot konfirmuan evakuimin e stafit diplomatik Spanja, Franca e India.

Rusia e Indonezia do të evakuojnë vetëm një pjesë të stafit, kurse misioni diplomatik i BE i drejtuar nga Andreas Von Brandt është ende në vend dhe pret të largohet.

Turqia ka thënë se mirëpret mesazhet pozitive nga qeveria e re talibane dhe thotë se do të mbajë bisedime.

FOTO GALERI
9/24
Evakuimet e trupave franceze

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA