
Tre persona janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan mbrëmjen e sotme pasi policia përshkallëzoi konfliktin mes tyre.
Policia ka marrë njoftim se në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”, Elbasan, po ndodhte një konflikt midis disa të rinjve dhe menjëherë shërbimet kanë shkuar në vendngjarje.
Elbasan/ Informacion paraprak
Policia ka marrë njoftim se në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”, Elbasan, po ndodhte një konflikt midis disa të rinjve dhe menjëherë shërbimet kanë shkuar në vendngjarje.
Në momentin që kanë shkuar shërbimet e Policisë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, personat e përfshirë në konflikt fizik nuk i janë bindur punonjësve të policisë.
Punonjësit e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan tre persona, për veprime të mëtejshme procedurale.
Sqarojmë se nuk ka punonjës policie dhe as mjete të policisë të dëmtuar.
Top Channel