
Jemi në muajin më të nxehtë të vitit, kur pushues vendas dhe të huaj zgjedhin jugun për të kaluar këto ditë ‘përvëluese’.
Edhe Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zgjedhur pikërisht fshatin e mrekullueshëm të Vunosë për të shijuar pushimet me familjarë dhe të afërm.
Kreu i qeverisë është filmuar në një prej kafeve më të famshme të këtij fshati turistik, teksa shihet nën shoqërinë e bashkëshortes dhe të afërmve të tij.
Ajo çka nuk mund të kalohet pa u vënë re është trafiku i rënduar në këtë aks rrugor, Dhërmi-Himarë.
Radhën kilometrike të automjeteve mund ta shihni edhe në pamjet e siguruara nga Top Channel.
Pritet që ky trafik do të jetë deri në fund të muajit gusht ku dhe nisin të ikin pushuesit e parë nga Vlora.
Top Channel