“Ke ngacmuar të dashurin e dikujt tjetër?”/ Jasmina u përgjigjet pyetjeve me “spec” të ndjekësve: Siç e marr unë, mund ta…

14/08/2021 12:37

Mbrëmjen e djeshme, Jasmina Kadriu vendosi që të bënte një lojë me ndjekësit e saj në “Instagram”.

“A keni ndonjëherë…?”, ishte kutia që ajo la në “Instastory” dhe më pas fansat do të bënin pyetjet e tyre.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” do të përgjigjej shkurt me “po, jo ose ndoshta”. E siç ndodh zakonisht pyetjet kanë qenë të shumta dhe të ndryshme.

Përmes këtyre pyetjeve, Jasmina ka treguar se nuk ka tradhtuar asnjëherë dhe se nuk është ndarë nga i dashuri. Madje ka zbuluar se nuk lidhet me një djalë që është i lidhur me dikë tjetër.

Biseda me ndjekësit e saj:

A ke tradhtuar ndonjëherë?

Jo.

Ke menduar të kthehesh me ndonjë ish-të dashur?

Jo.

Je ndarë nga i dashuri?

Jo.

Ke ngacmuar të dashurin e dikujt?

Nuk ingranohem nga ideja e të pasurit të diçkaje që është i arritshëm. Siç e marr unë mund ta marrë dikush tjetër! Kështu që ç’e do diçka momentale?

FOTO GALERI
2/8

Top Channel