Pandemia e Covid -19  ndryshoi  dhe preku si me magji çdo industri  të bukurisë. Askush nuk do të befasohet kur të dëgjojë se pandemia i uli shitjet e buzëkuqëve. Por për këdo që  e  dashuron tani është koha që ti riktheheni ritualit edhe nëse ngjyra që keni zgjedhur nuk shihet nga askush për shkak të maskës.

Kjo sepse fuqia e një buzëkuqi shkon përtej asaj që duket. Ai ka fuqi të ndryshojë gjendjen tuaj shpirtërore dhe nëse askush  nuk e sheh atë.

Të gjithë e kemi dëgjuar konceptin klishe të të bërit make-up ‘për veten’, por në të vërtetë, një buzëkuq i kuq është i gjithi për ju edhe nëse është poshtë maskës.

Në muajt në vijim, sipas raportit të WGSNN 2022: E ardhmja e buzëkuqit do ndryshojë për t’ju përshtatur pandemisë.

Erin Parsons, ekspert i makeup-it, thotë se njerëzit tani do kërkojnë për buzëkuqë që nuk i njollosin fytyrën.

“Para Covid, tendenca e buzëve me shumë shkëlqim kishte filluar të bënte një rikthim. Pandemia vendosi një ndalesë në të gjitha trendet e buzëve për pak kohë, por ky mbetet përsëri trendi drejt së cilit po shkojnë njerëzit.”

Nëse nuk doni ta hiqni buzëkuqin, por doni të shtoni shkëlqim, ju mund të aplikoni një shkëlqyes të tejdukshëm mbi buzëkuqin tuaj.

Ngjyrat e buzëkuqëve janë shije personale, por ekspertët e makeup-it parashikojnë që manaferra dhe ngjyrat nude do të jenë më të preferuarat e vitit 2021.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel