Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër pasi mbante armë zjarri pa leje në banesë.
Pas kontrollit të ushtruar në shtëpi, policia i gjeti dhe i sekuestroi një armë zjarri automatik, 80 fishekë luftarak dhe një pistoletë sportive tip “Ekol” me një krehër me fishekë.
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra nga qytetarët se një shtetas mbante armë zjarri, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K. 30 vjeç, banues në lagjen “Bahçallëk”, Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në banesën e tij kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, 80 fishekë luftarak dhe një pistolete sportive tip “Ekol”, me një krehër me fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Top Channel