Viktima e dytë nga zjarret/ Humbi jetën edhe bashkëshortja e Andrea Haxhiajt, burrë e grua luftuan me flakët në Gjirokastër

11/08/2021 13:09

Është konfirmuar viktima e dytë nga zjarret në Shqipëri.

Tatjana Haxhiaj është viktima e dytë e zjarreve në Shqipëri. Ajo humbi jetën këtë të mërkurë, 8 ditë pas bashkëshortit nga zjarret në Lunxhëri. ata ishin në shtëpinë  e tyre në fshatin Asim Zeneli kur flakët u afruan me shpejtësi nga zonat ku zjarret digjeshin prej disa ditësh.

Andrea humbi jetën në vend teksa së bashku me bashkëshorten, po përpiqeshin të shuanin flakët në shtëpinë e tyre. Ajo u dërgua me plagë të rënda në spital por nuk i mbijetoi dot djegies.

Tri fshatra në Asim Zeneli, Arshi Lengo dhe Krina në Njësinë Administrative Lunxhëri – Antigone u pushtuan atë ditë nga flakët, ndërsa forcat e ushtrisë dhe banorët luftuan për orë të tëra më flakët.

Në mbrëmje banorët u detyruan të largohen pasi flakët  u bënë të papërballueshme. pas kësaj tragjedie ministria  dha urdhra të menjëhershëm evakuimi për të gjitha fshatrat  kërcënuar nga zjarret siç ndodhi me Gjormin në Vlorë pak ditë më pas.

Viktima e parë Andrea Haxhiaj

Tatjana Haxhiaj ishte e shtruar prej ditësh me djegie deri në 75% të trupit.

Bashkëshorti i saj Andrea Haxhiaj humbi tragjikisht jetën nga zjarri në fshatin “Asim Zeneli” të Gjirokastrës më 3 gusht. Çifti kishte 2 fëmijë, njërin me studime në Tiranë, e tjetrin që jetonte me ta në fshat.

Top Channel