Makina përplaset me zetorin e ngarkuar me rrush/ Plagosen tre persona, një prej tyre në gjendje të rëndë

11/08/2021 17:26

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Rrogozhinë-Lushnje.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Dushk dhe në të janë përfshirë një automjet tip citroen ku udhëtonin dy të rinj, si dhe një mjet tip zetor.

Meti ku udhëtonin të rinjtë ka goditur nga pas një zetor me rimorkio, i cili ishte edhe i ngarkuar me rrush. Si pasojë e kësaj goditjeje janë plagosur tre persona.

Pas aksidentit ishin kalimtarët e rastit që i dhanë ndihmën e parë të aksidentuarve deri në ardhjen e autoambulancave.

Ata janë transportuar në spital, ku në gjendje më të rëndë raportohet drejtuesi i zetorit.

“Sot rreth orës 17:00, në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, në fshatin Dushk, automjeti tip “Citroen” me drejtues shtetasin E. G. është përplasur me një zetor me drejtues shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Dushk. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i zetorit, drejtuesi i mjetit citroen dhe pasagjari në citroen, shtetasi E. B., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Nga hetimet e para dyshohet se zetori ka dalë nga rruga dytësore në autostradë gjë që nuk është vënë re nga drejtuesi i automjetit citroen.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel