Mori drejtimin e Delegacionit Europian në Tiranë, mesazhi i ambasadores Sofia Moreira de Sousa: Mbështes rrugëtimin e vendit drejt BE-së

04/09/2026 16:46

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri ka përcjellë mesazhin e saj të parë pas nisjes së misionit në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetin e saj X, Sofia Moreira de Sousa shprehet krenare për nisjen e detyrës së re dhe thekson se mbështetja e Shqipërisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian do të jetë në qendër të mandatit të saj.

“Mirë se të gjeta, Shqipëri!”, shkruan ambasadorja në mesazhin e saj.

Sofia Moreira de Sousa shprehet gjithashtu se mezi pret të bashkëpunojë me qytetarët dhe institucionet shqiptare për të avancuar drejt objektivit për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Jam krenare që nis misionin tim si Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri. Mbështetja e rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian do të jetë në qendër të misionit tim dhe mezi pres të punoj me të gjithë ju drejt këtij qëllimi”, thuhet në mesazhin e saj.

Top Channel