Përplasje në Francë për Ukrainën/ E djathta ekstreme: Do ta mbyllim rubinetin e ndihmës për Kievin
Një anëtar i Kongresit federal të Meksikës është gjetur i vdekur me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në shtetin e Veracruz, njoftuan autoritetet lokale.
Bëhet fjalë për Zeniazen Escobar, 42 vjeç, i cili u gjet brenda makinës së tij, të parkuar në anë të rrugës, në sediljen e shoferit. Pranë trupit të tij u gjet edhe një armë zjarri.
Ministri i Brendshëm i Veracruz, Ricardo Auet, konfirmoi se vdekja ishte shkaktuar nga një e shtënë me armë zjarri, por tha se autoritetet nuk mund të jepnin më shumë detaje në këtë fazë.
“Vdekja erdhi për shkak të një të shtëne me armë zjarri, nuk mund të japim më shumë detaje në këtë fazë”, deklaroi Auet, pa specifikuar nëse bëhej fjalë për një vrasje apo vetëvrasje.

Escobar kishte një karrierë të gjatë në sektorin publik. Ai ishte mësues, kishte drejtuar një sindikatë dhe kishte shërbyer si ministër i Arsimit në Veracruz nga viti 2018 deri në vitin 2021.
Në shtator të vitit 2024, ai u zgjodh deputet në Kongresin federal të Meksikës.
Shteti i Veracruz është ndër zonat më të dhunshme të Meksikës, ku aktiviteti i organizatave kriminale të lidhura me trafikun e drogës ka shkaktuar prej vitesh një numër të lartë episodesh të dhunshme.
Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të vdekjes së ligjvënësit.
Top Channel