E rëndë në Meksikë, deputeti 42-vjeçar gjendet i vdekur në makinën e tij
Izraeli po i afrohet zgjedhjeve parlamentare të tetorit, ndërsa fushata elektorale ka nisur të bëhet gjithnjë e më e pranishme në hapësirën publike.
Kryeministri Benjamin Netanyahu ka zgjedhur një strategji të drejtpërdrejtë, duke e përqendruar një nga mesazhet e tij te kundërshtarët politikë, por edhe te ata që i konsideron armiq të Izraelit.
Në një video të krijuar me inteligjencë artificiale, shfaqen kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Zohrab Mamdani, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, si dhe presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.
Në spot, Mamdani paraqitet duke e konsideruar Erdoganin “pro” dhe duke e pyetur nëse do të marrë pjesë në festën që do të zhvillohet pas humbjes së Netanyahut në zgjedhje.
אויבי ישראל רוצים שנתניהו יפול. אסור לתת להם לנצח 🇮🇱 pic.twitter.com/7aOL0Xlxu3
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) September 4, 2026
Më pas, në video shfaqet Khamenei i shtrirë në shtrat, i mbuluar me allçi nga koka te këmbët, ndërsa më tej shfaqet edhe Mahmoud Abbas.
Në skenarin e videos, të katër personazhet shohin në televizor lajmin se Netanyahu ka fituar zgjedhjet. Pas kësaj, Mamdani anulon festën, Khamenei kthehet në bunker, ndërsa Erdogan mbyll telefonin.
Spot-i përfundon me mesazhin politik: “Armiqtë e Izraelit duan që Netanyahu të rrëzohet. Nuk duhet t’i lejojmë ata të fitojnë.”
Videoja është pjesë e përpjekjes së Netanyahut për ta paraqitur garën elektorale edhe si një përballje me kundërshtarët e tij dhe me aktorët që ai i konsideron kërcënim për Izraelin.
Top Channel