Dita e 97-të/ Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit, tubuesi: Kjo protestë duhet të përshkallëzohet, ka ardhur momenti historik

04/09/2026 20:58

Protesta e qytetarëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama vijon prej 97 ditësh. Pas grumbullimit pranë Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke vijuar me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.

Një prej protestuesve u bëri thirrje qytetarëve që protesta të marrë përmasa më të mëdha, duke kërkuar rrethimin paqësor të institucioneve kryesore të vendit.

“Të gjithëve u bëj thirrje që kjo protestë të përshkallëzohet. Të rrethojmë në mënyrë paqësore Parlamentin, Kryeministrinë dhe jam i bindur që Evropa do të veprojë. Shqipëria po bën revolucion, ka ardhur momenti historik”, deklaroi protestuesi.

Protesta ka marrë prej kohësh karakter të përditshëm, me pjesëmarrësit që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e sistemit politik. Më herët, pas tensioneve të regjistruara pranë Kryeministrisë, u liruan edhe 14 protestues të cilët ishin arrestuar.

Top Channel