Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pyjeve , ndëshkohet me 4 deri në 8 vite burg.
Dënimi ne kodin penal përshkallëzohet kur vepra shkakton dëme të rënda në mjedis apo humbje në njerëz. Por, ndërsa rastet e zjarrëvënies nga dora e njeriut në Shqipëri po shtohen, zëvendës kryeministri Erion Brace propozon ashpërsim të masave për ta ndëshkuar zjarrvënien e qëllimshme si akt terrorist.
Në bilancin e policisë zjarret kanë autor dorën e njeriut.
Në vlerësim të situatës së krijuar nga zjarret, prej datës 25 korrik deri më datën 10 gusht 2021, si rezultat i punës hetimore të bërë nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë në të gjithë vendin janë arrestuar 15 persona, janë proceduar penalisht 16 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 persona.
Policia e shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar rastet e zjarrvënies së qëllimshme ne numrin 112 duke i siguruar se do ruaje anonimatin e tyre.
Top Channel