“Mund të përhapet shpejt”/ Shënohet viktima e parë nga virusi i ri vdekjeprurës

10/08/2021 19:36

Virusi Marburg i ngjashëm me Ebola me 88% të vdekshmërisë “mund të përhapet shumë” pas rastit të parë në Afrikën Perëndimore.

Autoritetet shëndetësore në Guinea kanë konfirmuar një vdekje nga virusi Marburg, një ethe hemorragjike shumë infektive e ngjashme me Ebola, thotë Organizata Botërore e Shëndetit.

Kjo është  hera e parë që sëmundja vdekjeprurëse është identifikuar në Afrikën Perëndimore.

Ka pasur 12 shpërthime të mëdha të Marburg që nga viti 1967, kryesisht në Afrikën jugore dhe lindore.

Rasti i ri i Guinesë u identifikua për herë të parë javën e kaluar, vetëm dy muaj pasi vendi u shpall i lirë nga Ebola pas një shpërthimi të shkurtër në fillim të këtij viti që vrau 12 njerëz.

Pacienti, i infektuar  së pari kërkoi trajtim në një klinikë lokale para se gjendja e tij të përkeqësohej me shpejtësi, tha OBSH të hënën.

Shkalla e vdekshmërisë së virusit Marburg ka ndryshuar nga 24% në 88% në shpërthimet e kaluara, në varësi të llojit të tij dhe menaxhimit të rasteve, tha OBSH, duke shtuar se transmetimi ndodhi përmes kontaktit me lëngjet dhe indet e infektuara të trupit.

Përhapjet nga  Marburg fillojnë kur një kafshë e infektuar, si një majmun përshembull ia kalon virusin një njeriu. Virusi më pas përhapet nga njeriu te njeriu nga kontakti me lëngjet trupore të një personi të infektuar. Simptomat përfshijnë dhimbje koke, të vjella , dhimbje të muskujve dhe gjakderdhje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA