Një person, i identifikuar me inicialet Sh.S., është arrestuar në Gjirokastër pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Ndërsa një 36-vjeçar, i identifikuar me inicialet D.M., u arrestua në flagrancë pasi po drejtonte mjetin tip “Benz” pa leje drejtimi në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat kur u përplas me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin P. J.
Për pasojë u dëmtua shtetasi D. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori për shtetasin D. G., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të lagjes “Puntore”, ka aksidentuar shtetasin A. J., 59 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të shtetasit D. G. i kaluan Prokurorisë për vepren penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Top Channel