Lajmi që Goran Bregovic do të performojë në festën e birrës në Korçë ka nxitur zërin e shumë figurave publike në kundërshtim me pjesëmarrjen e tij. Por Bashkia e Korçës nuk e ndërron axhendën dhe ka bërë të ditur që I qëndron ftesës për këngëtarin me famë botërore e shumë më shumë ballkanike. Por çfarë mendojnë për këtë qytetarët korçarë.
Qytetarët e Korçës ishin të ftuar në fundjavë në një protestë të organizuar kundër ardhjes së këngëtarit serb , por kjo protestë u quajt e ‘dështuar’ pasi morën pjesë vetëm katër persona, ku një ndër to ishte edhe ish deputeti Kujtim Gjuzi. Në pankartën që mbanin në duar emri i këngëtarit ishte shkruar gabim duke e quajtur Gregor Bregovic.
Ndërkohë që një pjesë e këngëtarëve të Kosovës që ishin të ftuar kanë bojkotuar festën e birrës. Capital T ka publikuar një video në “Instagram” ku tregon se nuk do të jetë pjesë e koncertit, e madje i bën thirrje Bashkisë së Korçës që të anulojë prezencën e këngëtarit serb në Shqipëri, për faktin se konflikti Kosovë-Serbi është ende i hapur.
Jam e bindur që kjo është një dezinformatë ka qenë reagimi i parë që erdhi nga artistja Vesa Luma.
Po ashtu, këngëtarja Besa Kokëdhima, ka bërë thirrje që të bojkotohet pjesëmarrja e Bregoviç në këtë festë pasi sipas saj, ai është një artist i mirë, po jo dhe njeri i mirë.
Edhe reperi Stresi ka zgjedhur ta bojkotojë këtë event, duke i bërë thirrje të gjithëve të ndjekin të njëjtën linjë
Me anë të Instagramit, Noizy ka dhënë një ide për të krijuar një festival po në të njëjtën ditë dhe orë me festën e Birrës në mënyrë që ta bojkotojnë këngëtarin Goran Bregovic
Edhe këngëtarja Dafina Zeqiri iu është bashkuar artistëve të cilët kanë iniciuar nismën “Bojkoto Festivalin”.
Top Channel