“Babai më mësoi për kopshtarinë”, Bebe Rexha tregon detaje nga jeta e saj që nuk i kemi ditur më parë

09/08/2021 12:03

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha jeton në Los Angeles të Kalifornisë prej më shumë se 10 vitesh, por gjithmonë na ka ncuditur me thjeshtësinë e saj.

Ajo është lindur e rritur në New York dhe shpesh viziton familjen e saj atje, përkatësisht prindërit, të cilët vazhdojnë të jetojnë në shtëpinë e tyre në Staten Island të New Yorkut.

Rexha e cila është duke shijuar suksesin e albumit të saj të dytë, “Better Mistakes”, ka treguar së fundmi për US Weekly disa fakte interesante rreth saj, të cilët fansat mund të mos i kenë ditur më parë.

Mes shumë fakteve të përmendura rreth vetes, ajo thotë se kur kthehet në New York te shtëpia e prindërve të saj, vazhdon ende të flejë në të njëjtën dhomë ku ka fjetur që e vogël.

Një fakt interesant që 31-vjeçarja e bëri të ditur për fansat është fakti se pavarësisht se është një milionere dhe shumë e ngarkuar me punë, ajo gjen kohë që në shtëpinë e saj luksoze në Los Angeles, të kultivojë një kopsht me perime.

“Unë kam një kopsht të madh me domate në oborrin tim. Babai im u rrit në një fermë në Maqedoni dhe më mësoi pak për kopshtarinë”, ka treguar Bebe Rexha për US Weekly.

Babai i këngëtares, Flamur Rexha, është rritur në Dibrën e Madhe të Maqedonisë së Veriut nga ku edhe familja e saj ka prejardhjen, gjersa nëna e saj, Bukurije Rexha, është me prejardhje nga Gostivari.

Kjo e shpjegon edhe faktin se pse disa herë në InstaStory, këngëtarja publikon pamje të kopshtit të saj me domate, duke treguar për mënyrën se si e mirëmban.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA