Ftesa e këngëtarit Goran Bregoviç në “Festën e Birrës” që do të mbahet në qytetin e Korçës ka shkaktuar polemika të shumta.
Artistët kanë reaguar edhe me tone të ashpra kundër performancës së tij, pasi thonë se Bregoviç nuk ka qenë kurrë kundër shqiptarëve dhe se muzika duhet të bashkojë e jo të krijojë përçarje.
Këngëtari Genc Prelvukaj ka bërë një postim në rrjete sociale ku tregon se Goran Bregoviç e cilëson Nënë Terezën si “cigane”.
“Për disa plehëra të pushtetit, analistë e zyrtarë hajdutë, primitivë që nuk marrin erë nga shoqëria e edukuar, që kanë provuar ta arsyetojnë pjesmarrjen e Goran Bregović-it, në ëmër të gjoja qytetarisë kur era djersë ju kutërbon gjithandej :
Në vitin 2012, dashuria juaj Goran Bregovic, e kishte quajtur “cigane”, fjalë nënçmuese për komunitetin Rom, shqiptarën me origjinë nga Prizreni dhe e lindur në Shkup, Nënën Terezë”, shkruan Genc Prelvukaj në reagimin e tij.
Top Channel